Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bankat evropiane, përfituesit e mëdhenj të inteligjencës artificiale

Banka

Foto ilustrim

Bankat evropiane pritet të vazhdojnë të shënojnë rritje edhe gjatë vitit 2026. Investitorët mbeten optimistë, të mbështetur nga fitime të forta, përmirësim i efikasitetit dhe, mbi të gjitha, kursime të konsiderueshme kostosh që po vijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale (AI).

Pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë përmirësuar ndjeshëm perceptimin për sektorin bankar. Edhe pse mjedisi mbetet i ndërlikuar, investitorët kanë rishikuar pritshmëritë e tyre për bankat evropiane.

Bankat po përdorin gjithnjë e më shumë AI për të rritur efikasitetin operacional, për të përmirësuar zbulimin e mashtrimeve dhe për të ulur kostot e personelit, raportoi Reuters.

“Bankat evropiane mund të jenë përfitues të vërtetë të inteligjencës artificiale”, ka thënë Helen Jewell, drejtoreshë e investimeve për aksionet fundamentale në BlackRock. 

Sipas saj, derisa vëmendja shpesh është përqendruar te kompanitë që rrisin të ardhurat falë AI-së, një pjesë e rëndësishme e historisë lidhet me ata që përfitojnë nga ulja e kostove.

Bankat pritet të kthejnë 20–25% të vlerës së tregut te aksionerët gjatë tre viteve të ardhshme, përmes dividendëve dhe riblerjes së aksioneve.

Edhe Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë Tech Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë

Aktiviteti i bashkimeve dhe blerjeve po shihet gjithashtu si shtysë shtesë, me transaksione të mëdha si marrja e Mediobanca nga Monte dei Paschi di Siena që kanë transformuar peizazhin bankar italian.

“Nëse i bashkon vlerësimet, shpërblimin për aksionerët dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Evropës, sektori bankar mbetet mjaft tërheqës”, ka thënë tutje Jewell. 

Edhe nëse normat e interesit bien më tej, kjo qëndrueshmëri pritet të mbështesë bankat evropiane në vitet e ardhshme.