Fuqizimi i inteligjencës artificiale po sjell rreziqe të reja në tregjet financiare, paralajmëruan dy drejtues të lartë financiarë, raportoi të enjten Reuters.
AI-ja është bërë tema kryesore si për investitorët ashtu edhe për drejtuesit e korporatave, ka thënë Matthew Danzig, drejtor menaxhues në bankën e investimeve Lazard.
Tutje është vlerësuar se rreziqet në tregjet e kreditit po fillojnë të rriten me zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Kompanitë po përpiqen të artikulojnë një strategji të AI-së, shpesh duke fituar aftësi ose grupe të dhënash pronësore për të qëndruar konkurruese.
“Çdo kompani që mund të jetë një objektiv i mundshëm po përpiqet të gjejë këndin e saj në lidhje me AI-n,” ka thënë Danzing.
Edhe
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
Sipas tij, vlerësimet po ngrihen në nivele historikisht të larta ndërsa investitorët vënë bast mbi fitimet e mundshme, jo mbi bazat aktuale.
“Janë tregjet që janë të gatshme të paguajnë për të ardhmen”, ka shtuar ai.