Kompania teknologjike nga Kina, Xiaomi, ka tejkaluar Applein për t’u bërë prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë.
Për herën e parë, kompania kineze ka dalë e dyta në shitjet për telefona në tremujorin e fundit, sipas përllogaritjeve të “Canalys’”.
Samsungu ka ruajtur vendin e parë. Nga shitjet totale të telefonave në tremujorin e dytë të 2021-s, pati 19 për qind të tregut.
Xiaomi iu afrua me 17 për qind, duke rrëzuar Applein në 14 për qind.
Pas Appleit vijnë Vivo dhe Oppo me nga 10 për qind secila.