Kompania teknologjike Apple ka humbur vendin e parë si prodhues i telefonave, duke u renditur nën Samsungun.
Kjo ndodhi për shkak të rënies së dërgesave të iPhonet, raportoi të hënën Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDërgesat e smartfonëve të Applet kanë rënë rreth 10 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.
Dërgesat globale të smartfonëve janë rritur për 7.8 për qind në 289.4 milionë njësi gjatë periudhës janar-mars. Samsungu ka 20.8 për qind të tregut, duke zënë vendin e parë të prodhuesit të telefonave.
Rënia e madhe e shitjeve të prodhuesit të iPhone vjen pas performancës së tij të fortë në tremujorin e dhjetorit, kur e kaloi Samsungun si prodhuesi numër 1 i telefonave në botë. Tani është rikthyer në vendin e dytë, me 17.3 për qind të tregut.
Xiaomi, një nga prodhuesit kryesorë të smartfonëve në Kinë, zuri vendin e tretë me një pjesë tregu prej 14.1% gjatë tremujorit të parë.
Rënia e iPhonet ndodhi edhe për shkak të sfidave me të cilat përballet firma amerikane në tregun e saj në Kinë, ku shumë institucione kanë kufizuar përdorimin e pajisjeve Apple për punonjësit.