Tregu global i telefonave inteligjentë ka shënuar rritje të lehtë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 2 për qind të dërgesave krahasuar me një vit më parë, falë kërkesës më të fortë dhe përmirësimit të kushteve ekonomike në tregjet në zhvillim.
Kështu thuhet në raportin më të fundit të kompanisë kërkimore Counterpoint Research, i publikuar të hënën, raportoi Reuters.
Sipas raportit, Apple ka kryesuar tregun global të smartfonëve me një pjesëmarrje prej 20 për qind, më e larta ndër pesë prodhuesit kryesorë në botë.
Analisti i Counterpoint, Varun Mishra, thekson se ky sukses është mbështetur nga kërkesa solide në tregjet në zhvillim, si dhe nga shitjet e fuqishme të serisë së re iPhone 17.
Në vendin e dytë është renditur Samsung, me një pjesëmarrje tregu prej 19 për qind, megjithëse me rritje modeste të dërgesave gjatë vitit.
Ndërkohë, Xiaomi ka zënë vendin e tretë me 13 për qind të tregut global, e nxitur kryesisht nga kërkesa e qëndrueshme në tregjet në zhvillim.

-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Samsung prezanton telefona dhe orë të avancuara me Inteligjencë Artificiale
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?