Tech

Apple “sundon” në Kinë

Kompania analitike “Canalys” ka publikuar raport mbi shitjet e telefonave në Kinë për tremujorin e fundit dhe të gjithë vitin kalendarik 2023.

Sipas analizës së tyre, numri i pajisjeve të shitura u ul me 5 për qind në krahasim me vitin 2022, që ishte më i keqi në dhjetë vjetët e fundit.

Megjithatë, tremujori i fundit tregoi shenja rikuperimi me rënie të lehtë prej 1 për qind, ose gjithsej 73.9 milionë telefona të shitur. Huawei bëri kapërcimin më të madh, duke zënë vendin e katërt dhe pothuajse dyfishoi shitjet në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, suksesi më domethënës u arrit nga gjiganti amerikan Apple. Tremujori i fundit i vitit, i cili zakonisht konsiderohet periudhë pushimi në rajone të tjera, me debutimin e serisë iPhone 15, mundësoi që “molla” të zërë vendin e parë për herë të parë.

Kërkesa për pajisje të reja iPhone ishte më e lartë se vitin e kaluar dhe gjiganti amerikan i teknologjisë shënoi rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Apple arriti të kapërcejë konkurrentët vendas, duke zënë pozitën e liderit për të gjithë vitin 2023 me një rritje prej 1 për qind.