Tech

Apple ndalon shitjet e produkteve në Rusi

Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka marrë vendim që t’i ndalojë shitjet e produkteve të saja brenda territorit të Rusisë.

Lëvizja vjen ndërsa Rusia vazhdon të avancojë drejt pushtimit të Ukrainës.

Apple gjithashtu konfirmoi se do të kufizojë përdorimin e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi, raportoi Reuters.

Të premten, një ditë pasi Rusia nisi atë që ai e quajti "një sulm ushtarak mashtrues dhe absolutisht të egër" ndaj vendit të tij, Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit digjital i Ukrainës, i shkroi një letër shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook.

Ai i kërkoi Tim Cook "të ndalojë ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të Apple në Federatën Ruse, duke përfshirë bllokimin e aksesit në App Store".