Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple do ta rikthejë përqindjen e baterisë

Përqindja e baterisë në telefonat e gjigantit teknologjik, Apple, do të rikthehet te telefonat e rinj të kompanisë, është bërë e ditur me lansimin e versionit beta 5 të sistemit operativ iOS 16.

Që nga viti 2017, me lansimin e iPhone X, u hoq mundësia që përdoruesit ta shohin përqindjen e baterisë në faqen kryesore të ekranit. Këtë mund ta bënin vetëm duke “tërhequr” atë që njihet si Qendër Kontrolli. Me lansimin e sistemit të ri operativ, kjo ndryshon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tash me të, përdoruesit mund të hyjnë në “Settings-Battery” dhe të zgjedhin opsionin e shfaqjes së përqindjes.

Lista e telefonave që do të preken nga ndryshimi:

• iPhone 13 Pro Max

• iPhone 13 Pro

• iPhone 13

• iPhone 12 Pro Max

• iPhone 12 Pro

• iPhone 12

• iPhone 11 Pro Max

• iPhone 11 Pro

• iPhone XS Max

• iPhone XS

• iPhone X