Apple dhe pronari i ChatGPT-së, OpenAI, kanë kërkuar nga një gjyqtar federal amerikan që të rrëzojë padinë e ngritur nga xAI i miliarderit Elon Musk, i cili i ka akuzuar për komplot të paligjshëm për të penguar konkurrencën në fushën e inteligjencës artificiale.
Në padinë e ngritur në gusht, kompania e Musk-ut ka kërkuar miliarda dollarë si dëmshpërblim, raportoi të mërkurën Reuters.
“Marrëveshja midis Applet dhe OpenAI nuk është shprehimisht ekskluzive dhe është publike dhe e njohur gjerësisht se Apple synon të bashkëpunojë me chatbot-e të tjerë gjenerues të inteligjencës artificiale”, kanë thënë avokatët e Applet në një padi gjyqësore të martën, ndërsa i kërkuan gjyqtarit ta pushojë çështjen.
Apple në partneritet me OpenAI ka integruar ChatGPT-në në sistemin e saj operativ për iPhone, iPad dhe Mac.
-
Firmat e Muskut padisin Apple dhe OpenAI për dëmtim të konkurrencës
-
Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI
-
Presidenti i OpenAI: Musku kërkoi 80 miliardë dollarë për kolonizimin e Marsit
-
Musk: OpenAI ishte ide e imja, drejtuesit e tradhtuan misionin fillestar
-
Musku kërkon mbi 130 miliardë dollarë dëmshpërblim nga OpenAI dhe Microsoft