Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni vlerëson se është vërë padrejtësisht në shënjestër

Amazon

Amazon

Kompania e tregtisë elektronike Amazon, ka thënë të mërkurën se është vërë padrejtësisht në shënjestër të një projektligji në SHBA, njoftoi Reuters. Amazoni ka kritikuar projektligjin që ndalon gjigantët e teknologjisë t’u japin përparësi bizneseve të tyre në faqet e tyre të internetit, duke thënë se në mënyrë të padrejtë po veçohen shitësit me pakicë, pasi ata nuk iu nënshtrohen rregulloreve të ngjashme.

Senati pritet të votojë këtë projektligj në fillim të muajit qershor.

Sipas Amazonit, ky projektligj rrezikon dy nga gjërat që konsumatorët amerikanë i duan më së shumti nga kompania: përzgjedhja e madhe dhe çmimet e ulëta.

Sipas senatorëve Amy Klobuchar dhe Chuck Grassley, kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur bizneset e vogla. Por, kompania amerikane thotë se nëse kalon ky ligj, vetwm atwherw mund të dëmtohen qindra mijëra biznese të vogla që shesin mallra në faqen e saj të internetit.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Facebookun dhe Applen, kanë qenë nën presion nga Kongresi amerikan, pasi janë akuzuar se kanë abuzuar me fuqinë e tyre të madhe në treg.

Një listë e gjatë projekt-ligjesh janë propozuar për t'i ndaluar ato, por asnjë nuk është bërë ligj.

Artikuj të ngjashëm