Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bizneset e vogla në SHBA kërkojnë kalimin e projektligjit për frenimin e kompanive të mëdha teknologjike

Dhjetëra kompani dhe organizata biznesi të vogla po vazhdojnë t’u dërgojnë letër senatorëve amerikanë për t’i nxitur ata të mbështesin projektligjin që synon të ndalojë kompanitë e mëdha të teknologjisë, si Amazon, Google e Meta.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar dhe ligjvënësit nga të dyja partitë kanë njoftuar javën e kaluar se kanë votat e nevojshme të Senatit për të miratuar legjislacionin për monitorimin e platformave teknologjike sa i përket abuzimeve që këto kompani mund të bëjnë.

Ndër nënshkruesit e kësaj letre janë Shoqata Amerikane e Librashitësve dhe Aleanca Amerikane e Biznesit të Pavarur.

Organizatat i kërkuan Senatit të miratonte projektligjin, duke thënë se ai do të modernizonte ligjet antitrust në mënyrë që kompanitë më të vogla të kenë hapësirë ​​për të konkurruar.

Klobuchar ka thënë gjatë javës që lamë pas se ajo beson që ka 60 votat e nevojshme të Senatit për të kaluar në një votim mbi kalimin përfundimtar.

Edhe Amazoni vlerëson se është vërë padrejtësisht në shënjestër Tech Amazoni vlerëson se është vërë padrejtësisht në shënjestër

Senati pritet të votojë për projektligjin këtë verë, ndoshta në fund të qershorit, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje.

Gjigantët e teknologjisë kanë thënë se ligji do të rrezikonte produktet e njohura të konsumit si Google Maps dhe Amazon Basics dhe do ta bënte më të vështirë për kompanitë të mbrojnë sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të tyre.