Rikujtimi për të mos besuar në gjithçka që e shohim kurrë nuk ka qenë më relevant se tani.
Në avancimin e fundit të manipulimit të videos, hulumtuesit e kanë gjetur se si ta shndërrojnë tekstin e shkruar në një video realistike të dikujt që i thotë fjalët e njëjta.
Këtë lloj truku deepfake e kemi parë më parë, ku klipet e njerëzve të famshëm u nënshtrohen algoritmeve të AI për t'i bërë ata të thonë çdo gjë, por teknologjia vazhdon të përmirësohet - dhe të bëhet më e vështirë për t'u detektuar, shkruan sot Koha Ditore.
Sistemi i ri ia mundëson përdoruesve të bëjnë editime në transkriptin e shkruar të një videoje, dhe pastaj këto editime të deklamohen përsëri përmes shtresave të manipulimit digjital. Është si të vendosësh fjalë në gojën e njerëzve. Sipas hulumtuesve, kjo mund të përdoret për t’i rregulluar problemet e vogla në performancën e aktrimit në postproduksion, por gjithashtu e pranojnë se krijimi i tyre mund të përdoret për qëllime më të këqija. "Kjo teknologji ka të bëjë me rrëfimin më të mirë të tregimeve", thotë shkencëtari kompjuterik, Ohad Fried, nga Universiteti Stanford. "Vizualisht është e pa të meta, nuk ka nevojë të riregjistrohet asgjë".
Algoritmi i sapokrijuar përdor teknika të të mësuarit të makinës për t’i përputhur fjalët në një transkript me lëvizjet e një koke që flet.
Edhe Deepfake apo Fake News 2.0, virusi i ri për gazetarinë e sotmePër momentin është testuar vetëm në videot ku shihen njerëzit nga supet e larta, dhe i duhen të paktën 40 minuta të mostrës së xhiruar për ta krijuar një realitet të rremë që duket realistik.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)