Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

A do të shpërthejë bateria e Galaxy S8 kur e preni në dysh?

Telefoni më i ri i gjigantit Samsung, Galaxy S8, karakterizohet nga dizajni i bukur dhe performanca e shkëlqyeshme, por sa është bateria e telefonit e sigurt në krahasim me Galaxy Note7?

Kanali What's Inside?, i njohur për testimin e pajisjeve, në mënyrë që të shihni se çfarë ndodhet në to, ka testuar edhe Galaxy S8. Pjesa e xhamit të pajisjes është hequr dhe më pas me ndihmën e pajisjes Dremel nis prerja e telefonit, ku ndodhet bateria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa më e mirë është kur vegla pret baterinë, e cila nis të qesë tym. Por, me këtë përfundon e tëra, pasi bateria e Samsung Galaxy S8 nuk shpërthen, as nuk ndizet, transmeton kp. Më pas me ndihmën e thikës në bateri bëhen disa prerje dhe vrima por bateria qëndron “e qetë”.

Ky test jo konvencional sugjeron se Samsung mjaft kujdes i kushton baterisë së telefonit Galaxy S8, në mënyrë që të mos përsëriten problemet me Note7.