Së fundmi është duke u përfolur shumë për serinë e re të smartfonëve të avancuar të Samsungut – Galaxy S10.
Tani është zbuluar kapaciteti i baterive të modeleve nga kjo seri e re. Sipas një postimi në Twitter nga llogaria @Ice Universe, modeli bazë Galaxy S10 pritet të debutojë muajin e ardhshëm me baterinë prej 3,500 mAh, transmeton Koha.net. Kjo i bie që bateria e Galaxy S10 është më e fuqishme për 500 mAh se e Galaxy S9 dhe po ashtu është e njëjtë me atë të Galaxy S9+.
Në postimin e njëjtë, po ashtu është zbuluar edhe se modeli Galaxy S10+ pritet të ketë baterinë me kapacitet prej 4,000 mAh, shkruan phonearena.

Gjithashtu, është zbuluar edhe kapaciteti i baterisë së modelit më të lirë – Galaxy S10 Lite, i cili thuhet se do të ketë baterinë prej 3,100 mAh.
Seria e re Galaxy S10 pritet të debutojë në një ngjarje më 20 shkurt të këtij viti.
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Veturat më të mira të përdorura nën 10 mijë euro
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë