Javën e kaluar u paraqitën informacione për baterinë e telefonit të ardhshëm të Samsungut Galaxy S11+, ndërsa tani kemi edhe informacione për baterinë e variantit standard, të certifikuar nga ana e SafetyKore. Sipas certifikatës, Samsung Galaxy S11 do të ketë bateri 4500mAh, raporton GSMArena.
Qeliza e baterisë së telefonit Galaxy S11 vjen me numrin e modelit EB-BG985ABY. Është publikuar gjithashtu edhe një foto e kësaj baterie, ndërsa shihet edhe kapaciteti minimal prej 4370mAh dhe një vlerë tipike prej 4500mAh. Kjo është në nivel me atë që e ofron Galaxy Note10+, dhe është një përparim i madh krahasuar me baterinë 3400mAh në telefonin Galaxy S10.

Pritet që Samsung Galaxy S11 të ketë ekran 6.7-inçësh Dynamic AMOLED me rezolucion QHD+ dhe rifreskim prej 120Hz, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, do të ofrohet çipseti Snapdragon 865/Exynos 9830 në varësi të rajonit, 8 GB RAM LPDDR5 dhe hapësirë për ruajtje deri në 512 GB UFS 3.0. Edhe një shtesë tjetër do të jetë sensori kryesor i kamerës prej 108MP.
-
Zbulohet kapaciteti i baterisë së Samsung Galaxy S10
-
Detaje të reja për serinë e telefonave Galaxy S23 të Samsungut
-
Samsung Galaxy S21 FE do të kushtojë 699 dollarë në SHBA
-
Bateria 5,000 mAh e Galaxy S20 Ultra mbushet për vetëm 58 minuta
-
Samsungu përgatit power bank që mbështet mbushjen prej 25W përmes standardit Power Delivery