Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu përgatit power bank që mbështet mbushjen prej 25W përmes standardit Power Delivery

Në certifikimin FCC sapo është miratuar power bank i ri i Samsungut, ndërsa dokumentacioni i zbulon disa informacione interesante në lidhje me pajisjen. Një nga karakteristikat më interesante është se power bank e mbështet mbushjen e shpejtë prej 25W përmes standardit USB Power Delivery, raporton GSMArena.

Me serinë e vet Galaxy Note10, Samsungu më në fund e ka implementuar edhe mbështetjen për mbushjen e shpejtë në telefonat e vet, shkruan KOHA Ditore. Telefoni e mbështet mbushjen deri në 25W dhe 45W, të cilën Samsungu do ta lehtësojë më tej me lansimin e power bank-ut 10,000mAh me kapacitet prej 25W.

Fotografia, e cila është pjesë e listingut FCC, i zbulon dy porte USB-C. Përveç kësaj, fotografia e tregon gjithashtu padin pa tel për mbushje, por nuk pritet të ofrojë më shumë se 15W në shpejtësi. Gjithashtu nuk dihet se kur do të dalë power bank dhe nëse do të jetë i gatshëm për serinë e telefonave Galaxy S11.