Deri më tani, e vetmja gjë që e kemi dëgjuar për Samsung Galaxy Note10 Pro është se do të lansohet me Samsung Galaxy Note10. Informacionet më të fundit na japin më shumë detaje rreth telefonit, raporton GSMArena.
Fotografia e baterisë u paraqit online, duke e treguar një model 4500mAh, që është saktësisht 500mAh më shumë se sa që i kishte bateria e pajisjes Galaxy Note9. Në bateri shihet numri i modelit EB-BN975ABU, gjë që mund të lidhet me shenjën e modelit SM-N975, e cila korrespondon me telefonin Galaxy Note10 Pro, shkruan KOHA Ditore.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar tani për tani, do të kishte kuptim nëse Samsungu me të vërtetë do ta përdorte baterinë 4500mAh, pasi modeli i tanishëm Galaxy S10 5G e përdor një bateri me të njëjtin kapacitet. Kjo do t’i ulte kostot e prodhimit dhe kapaciteti i baterisë me siguri do të ishte i mjaftueshëm për ta furnizuar versionin Pro.
-
Galaxy Note10 do të vijë me teknologjinë e mbushjes së shpejtë prej 45W të baterisë
-
Samsung Galaxy Note10 mund të ketë mbushje më të shpejtë se 25W
-
Zbulohet kapaciteti i baterisë së Samsung Galaxy S10
-
Honor Note 10 vjen me bateri të fuqishme
-
Galaxy Watch 5 pritet të jetë me bateri të kapacitetit shumë të lartë