Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Galaxy Watch 5 pritet të jetë me bateri të kapacitetit shumë të lartë

Samsungu mund të jetë duke punuar në një version "Pro" të Galaxy Watch 5, raportoi The Verge të shtunën. Për një kohë të gjatë, Samsung ka lansuar dy modele të orës inteligjente Galaxy në madhësi të ndryshme. Për vitin 2022, gjigandi korean mund të shtojë një variant të tretë.

Pro, i cili mban numrin e modelit SM-R925, ka bateri me kapacitet shumë të lartë.

Një bateri 572 mAh do të ishte një përmirësim i madh në krahasim me Galaxy Watch aktual të fundit dhe do të jetë interesante të shihet se si Samsungu do ta nxjerrë atë pa e bërë orën e re dukshëm më të madhe në madhësi. Galaxy Ëatch 4 vjen me një bateri 361 mAh në variantet më të mëdha, që do të thotë se Galaxy Watch 5 Pro mund të sjellë një rritje gati 60% të kapacitetit të baterisë.

Por, ende nuk ka njoftim zyrtar nga Samsungu. Burimet e medias nuk kanë qenë të sigurt po ashtu se ora e tillë do të lansohet.