Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Honor Note 10 vjen me bateri të fuqishme

Honor Note 10 është konfirmuar se do të ketë një bateri të fuqishme prej 5 mijë mAh.

Me këtë bateri telefoni do të ketë ekranin 6.95-inç AMOLED me rezolucion 2220x1080 pixels dhe procesorin octacore 2.4 GHz.

Pajisja e re ka 6 gigabajt RAM dhe opsion më i fuqishëm është 8 GB, të cilat do të përkrahen me memorien e brendshme 64, 128 ose 512 GB.

Kamera për selfie do të jetë 13 megapixel ndërsa kamera ajo kryesorja do të jetë e dyfishtë me 16 dhe 24 megapixel sensorë.

Telefoni do të prezantohet gjatë javës së ardhshme.