Pas incidentit që Samsung kishte me modelin Note 7, të gjithë janë përqendruar në modelin e prezantuar këtë vit, Note 8.
Edhe pse modeli doli të jetë i shkëlqyeshëm, disa muaj pas shitjes është paraqitur një problem.
Natyrisht, në çdo model të secilit prodhues mund të paraqiten probleme, por Note ka problem me bateri. Kësaj radhe problemi nuk është aq i rrezikshëm për përdoruesit sikurse ai që pati Note 7, transmeton KP.
Në fakt, disa përdorues paraqitën problemin e zbrazjes së baterisë dhe pas kyçjes pajisja nuk mbushet më.
Problemi është paraqitur nga përdoruesit nga Amerika. Ende është e panjohur nëse problemi është paraqitur edhe në tregje tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsungu po përpiqet të gjejë problemin te bateritë e Note 8
-
Përgjigjet Samsungu për çështjen e baterisë së Galaxy Note 8 dhe Galaxy S8+
-
Samsungut i dalin probleme edhe me Galaxy Note8
-
Galaxy Note 8 do të dalë në gusht?
-
Galaxy Note10 do të vijë me teknologjinë e mbushjes së shpejtë prej 45W të baterisë