Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Tech.


Horoskopi.

Dashi

21 mars - 19 prill

Me sunduesin tënd Marsin në shenjën tënde, ke shumë energji. Për më tepër, je komunikues sepse Merkuri - planeti i komunikimit - është gjithashtu në shenjën tënde. Megjithatë, sot në veçanti, mund të të duhet të ndihmosh dikë tjetër. Mos harro se çfarë jep, të kthehet.

Demi

20 prill - 20 maj

Ti e do verën e mirë, ushqimin e mirë, një njeri të mirë për ta pasur pranë dhe një vend të bukur për të jetuar. Dhe sot mund t’i afrohesh realizimit të ëndrrave të tua. Kjo është një ditë e fortë për ty, sepse Hëna është në një shenjë tjetër të Tokës. Shijo shoqërimin me të tjerët. Sportet dhe aktivitetet argëtuese me fëmijë do të të kënaqin.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot është dita perfekte për t’u relaksuar në shtëpi dhe për t’i marrë gjërat qetë. Mund të jesh më i përfshirë se zakonisht me një anëtare të familjes. Aftësia jote për të qenë simpatik dhe diplomatik do të jetë shumë e dobishme. Kjo është një javë e mirë për të blerë rroba për veten.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Shijo kohën me një mik, si dhe ndërveprimin me grupe dhe organizata sot. Ajo që bën tani mund të bëjë diferencën, sepse ambicia jote është e fortë dhe je gati të shprehesh për atë që dëshiron.

Luani

23 korrik - 22 gush

Me Diellin në shenjën tënde tani, dukesh mrekullueshëm për të tjerët. Në fakt, ata të shohin si shumë kompetent dhe të aftë. Ndërkohë, sot po mendon për vlerat e tua dhe çfarë ka vërtet rëndësi. Dalai Lama ka thënë: “Qëllimi i jetës është të jesh i lumtur”.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot Hëna është në shenjën tënde, gjë që të bën pak më emocional se zakonisht. Megjithatë, kjo gjithashtu rrit fatin tënd krahasuar me shenjat e tjera. Këtë mund ta provosh edhe duke i kërkuar universit një favor. Pse jo?

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Bëhu i durueshëm me të tjerët sepse Marsi “i zjarrtë” është përballë shenjës tënde, gjë që mund të të bëjë të ndihesh i irrituar në përgjithësi. Ndoshta ata edhe janë bezdisës. Fatmirësisht, ti je mishërimi i diplomacisë, që do të thotë të marrësh atë që do ndërsa të gjithë vazhdojnë të buzëqeshin.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Mos harro që ke nevojë për më shumë gjumë këtë javë. Mos u ndje keq me veten nëse fle gjatë. Fatmirësisht, si Merkuri ashtu edhe Marsi të shtyjnë të punosh dhe të arrish atë që dëshiron. Sot është një ditë e mirë për t’i ndarë shpresat dhe ëndrrat e tua për të ardhmen me dikë dhe për të marrë mendimin e tyre. Provoje!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Edhe një herë, njerëzit të vërejnë më shumë se zakonisht, dhe po, disa do të dinë detaje personale për jetën tënde private. Fatmirësisht, marrëdhëniet me ata që i ke afër janë të ngrohta dhe mbështetëse. Kërko mënyra për t’u ndjerë i lumtur!

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bëj diçka ndryshe sot. Ndërsa kjo javë fillon, je i etur për pak aventurë dhe stimulim. Udhëtimi ose mundësia për të parë vende të reja dhe për të takuar njerëz të rinj do të të pëlqejnë. Mund ta bësh këtë në lagjen tënde, në qytetin tënd, ose edhe më larg.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Shtëpia dhe familja janë fokusi yt tani. Je i prirur për shoqëri, dhe romanca është në favorin tënd. Udhëtimet e shkurtra dhe mundësitë për të mësuar gjëra të reja dhe për të takuar njerëz të rinj do të të frymëzojnë. Hëna do të të drejtojë drejt çështjeve që lidhen me pasurinë e përbashkët, trashëgimitë, taksat dhe borxhet.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot duhet të përfundosh shumë gjëra teksa merresh me të tjerët, sepse Hëna është përballë shenjës tënde. Kjo do të jetë e lehtë për ty, sidomos me anëtarët e familjes, sepse marrëdhëniet janë të ngrohta dhe mbështetëse. Respekto idetë e tua për të fituar para!


Lojëra.

5

germëshi

Enigma