Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple akuzohet për furnizim me minerale nga zonat e konfliktit në Kongo

Kompania Apple

Juristët ndërkombëtarë që përfaqësojnë qeverinë e Republikës Demokratike të Kongos kanë thënë të mërkurën se kanë prova të mbledhura nga sinjalizuesit, të cilat thellojnë shqetësimet se Apple mund të furnizohet me minerale nga zonat e konfliktit në Kongon lindore, raportoi Reuters. 

Në një deklaratë, avokatët i kërkuan Apple t'i përgjigjet pyetjeve në lidhje me zinxhirin e furnizimit në vend dhe thanë se po vlerësonin opsionet ligjore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokatët e Kongos njoftuan drejtorin ekzekutiv të Applet, Tim Cook më 22 prill për shqetësimet në lidhje me zinxhirin e furnizimit, dhe gjithashtu u shkruan filialeve të Applet në Francë, duke kërkuar përgjigje brenda tre javësh. 

Firma ligjore Amsterdam & Partners LLP ka hetuar pretendimet se mineralet e minuara në Kongo nga disa kompani dhe grupe të armatosura po kontrabandohen përmes Ruandës, Ugandës dhe Burundit.