Tech

Youtube ia fshin videot lidhur me COVID-19 presidentit brazilian

Youtube ka fshirë videot e postuara nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro, për shkak se janë shpërndarë dezinformata për COVID-19.

Gjiganti teknologjik ka thënë se vendimi nuk është i bazuar në ideologji ose politikë, por në politikat e përmbajtjes.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro ka folur publikisht kundër izolimeve, maskave dhe vaksinimit.

Zyra presidenciale nuk ka komentuar për rreth 15 videot të cilat janë fshirë, shkruan BBC.

Në kanalin e tij shfaqen zakonisht adresimet e tij të përjavshme, diskutimet me ministrat për çështje të ndryshme, etj. Sipas mediave lokale, një nga videot tregon ministrin e Shëndetësisë Eduardo Pazuello i cili e krahason koronavirusin me Hiv/Aids.