Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, në disa zona të vendit priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 25°C.