Një YouTuber që filmoi veten duke fyer Jair Bolsonaro të enjten për pak sa nuk e humbi telefonin nga presidenti brazilian, i cili u përpoq t'ia rrëmbejë.
Ndikuesi i mediave sociale Wilker Leão iu afrua Bolsonaros jashtë rezidencës zyrtare të presidentit në kryeqytetin Brasilia, duke e quajtur atë një "frikacak", midis talljeve të tjera, raportoi BBC të premten.
Pamjet e transmetuara nga kanali lokal TV Globo treguan Bolsonaron duke rrëmbyer këmishën dhe krahun e Leaos. Truprojat e presidentit më pas e tërhoqën YouTuber-in mënjanë.
Pak çaste më vonë, ndikuesi u lejua të kthehej dhe të fliste me Bolsonaro.
Bolsonaro filloi fushatën e tij të martën për zgjedhjet presidenciale të Brazilit të cilat do të zhvillohen në tetor.
-
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
-
Supremja kërcënon me burg ish-presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro
-
Ish-presidenti i Brazilit akuzohet për komplot të dyshuar për grusht shtet
-
Bolsonaro mohon akuzat kundër tij
-
Bolsonaro vihet nën llupën e Gjykatës së Lartë të Brazilit