Qeveria braziliane po akuzohet pasi kërkoi ta kthente vendin në strehë për turistët e pavaksinuar duke shmangur thirrjet që të kërkoheshin provat e vaksinimit të vizitorëve.
Vendimi i të martës ka ngjallur zemërim në vendin që humbi mbi 615 mijë jetë për shkak të COVID-19, teksa presidenti Jair Bolsonaro akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë.
Nën rregullat e reja të Brazilit, vizitorët e pavaksinuar duhet të izolohen pesë ditë pas arritjes, megjithëse nuk dihet se si karantina do të zbatohet. Vizitorët e huaj duhet të bëjnë një test PCR para arritjes.
Vendimi për të mos kërkuar dëshminë e vaksinimit, ndeshet me këshillat e rregullatorit të shëndetit në Brazil, që ka nxitur për masa të tilla qysh muajin e kaluar, raporton Guardian.
Bolsonaro qysh nga fillimi i pandemisë pati ngritur pikëpyetje për koronavirusin, ndërsa thotë se nuk është vaksinuar.
-
Brazili megjithatë do të kërkojë dëshmi vaksinimi për vizitorët e huaj
-
Presidenti brazilian hetohet për deklaratat e tij lidhur me COVID-19
-
Bolsonaro akuzohet për krime kundër njerëzimit rreth menaxhimit me COVID-19
-
Presidenti i Brazilit thotë se për të “nuk ka kuptim” vaksinimi
-
Në Brazil vazhdojnë protestat kundër Bolsonaros