Mbi 600.000 qytetarë të tij kanë vdekur si pasojë e COVID-19, të cilin ai e quajti “grip të vogël”, por presidenti brazilian i cili mohon shkencën, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se nuk vaksinohet duke thënë sse “nuk ka kuptim” për të që ta bëjë një gjë të tillë.
“Sa i përket vaksinës, kam vendosur që të mos e marr”, ka thënë 66-vjeçari. “Kam shikuar studimet e reja... Pse duhet të vaksinohem?”, ka thënë ai, ndërsa shtoi se antitrupat i ka në nivel shumë të lartë për shkak se ishte infektuar një herë, raporton Guardian.
“Do të ishte sikur të fusësh 1.30 funte në lotari për të fituar 2. Nuk ka kuptim”.
Komentet e tij, disa ditë pasi Brazili shënoi mbi 600.000 të vdekur në total nga koronavirusi, shkaktuan zemërim në vend.
-
Presidenti që nuk do t’ia dijë për koronavirusin, nxitë zemërim sërish
-
Brazili arrin 500.000 vdekje nga COVID-19 mes situatës “kritike”
-
Pasojat e mohimit të virusit
-
Presidenti i Brazilit shprehet kundër vaksinimit ndaj koronavirusit
-
Ish-presidenti i Brazilit akuzohet se gënjeu që mori vaksinën anti-COVID