Hakerë të Koresë së Veriut dyshohet se kanë tentuar të hyjnë në sistemet e ilaçprodhuesit britanik AstraZeneca javët e fundit, sipas burimeve të Reutersit.
Hakerët të paraqitur si rekrutues në faqen e rrjeteve LinkedIn dhe WhatsApp për t'iu afruar stafit të AstraZenecas me oferta të rreme për punë. Më pas, kanë dërguar dokumente që pretendonin të ishin përshkrime të punës të lidhura me një kod të dëmshëm të krijuar për të fituar akses në kompjuterin e dikuj që do të binte pre e kësaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpjekjet e hakerëve kishin synim “një numër të gjerë njerëzish” përfshirë stafin që punon në studimet për COVID-19, thotë një burim, megjithëse ato nuk kanë qenë të suksesshme.
Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë nuk ka komentuar situatën. Pyongyang më herët kishte mohuar se ishte përgjegjës për sulme kibernetike.
Burimet shtuan se mjetet dhe teknikat e përdorura në sulme kanë treguar se hakerët janë pjesë e një kampanje të vazhdueshme hakimi të cilën zyrtarët e SHBA-së dhe studiuesit për sigurinë kibernetike ia kanë atribuuar Koresë së Veriut.