Hakerët e Koresë së Veriut kanë depërtuar në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut, ka njoftuar agjencia jugkoreane e spiunazhit.
Sipas agjencisë, Koreja e Veriut po përpiqet të krijojë gjysmëpërçues për programet e armëve, e kjo u bë një muaj pasi presidenti Yoon Suk Yeol paralajmëroi se mund të ketë sulme të tilla, me qëllim që të ndërhyhet në zgjedhjet e ardhshme.
Vitin e kaluar, Koreja e Veriut ia kishte hakuar email adresën një ndihmësi të presidentit Yoon.
“Ne besojmë se Koreja e Veriut me gjasë po përgatitet të prodhojë gjysmëpërçuesit e saj përballë vështirësive në blerjen e tyre, për shkak të sanksioneve”, thuhet në reagimin e autoriteteve të Koresë së Veriut.
Dyshohet se Koreja e Veriut ka depërtuar në dhjetorin e 2023-s dhe në shkurt në serverët e dy kompanive prodhuese të çipave, duke vjedhur modele të produkteve dhe fotografi të objekteve të tyre.
Nuk dihet nëse në sulmin e fundit Koreja e Veriut vodhi diçka.
Edhe
Koreja e Veriut hakon emailet e ndihmësit të presidentit të Koresë së Jugut
Koreja e Veriut gjithmonë i ka mohuar përfshirjet në sulmet kibernetike, por ajo e Jugut i ka fajësuar hakerët koreano-verior për vjedhjen e shumave të mëdha të parave, përfshirë kriptovaluta, me qëllim që “të financohet regjimi i programeve të armëve bërthamore”.
Koreja e Veriut vlerësohet të ketë vjedhur deri në 3 miliardë dollarë që nga 2016-a. Gjithashtu thuhet se ka kryer sulme edhe me qëllim të vjedhjes së sekreteve shtetërore, duke përfshirë edhe detaje të teknologjisë së avancuar të armëve.
Vendi që është subjekt i sanksioneve ekstreme ndërkombëtare, po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar në mënyrën se si kryen sulme kibernetike.
-
Koreano-veriorët po ndihmojnë trupat ruse në Ukrainë, thonë burimet
-
Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake, thonë SHBA-ja dhe aleatët
-
Koreja e Jugut: Koreja e Veriut mund të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm
-
Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut takohen në Seul, diskutojnë për sigurinë