Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut hakon emailet e ndihmësit të presidentit të Koresë së Jugut

Koreja e Veriut ka hakuar emailet personale të një ndihmësi të presidentit të Koresë së Jugut, ka konfirmuar zyra e tij për BBC-në.

Hakerimi ndodhi në prag të vizitës shtetërore të presidentit Yoon Suk Yeol në Britaninë e Madhe nëntorin e kaluar.

Anëtari i stafit u hakerua pasi përdori një llogari personale të emailit për punë zyrtare, ka thënë zyra e presidentit.

Hakerët kishin qasje në orarin e udhëtimit të Yoonit.

Gazeta “Kukmin Ilbo” shtoi se mesazhet e dërguara nga presidenti ishin hakeruar gjithashtu.

Por nuk dihet çfarë informacioni është vjedhur.

Edhe Hakerët e Koresë së Veriut depërtojnë në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut Tech Hakerët e Koresë së Veriut depërtojnë në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut

Kjo mendohet të jetë hera e parë që Veriu ka hakuar me sukses një anëtar të ekipit të presidentit të Koresë së Jugut.

Në një deklaratë, zyra e presidentit ka theksuar se sistemi i saj i sigurisë nuk ishte hakuar.