Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore vitin e ardhshëm, ka paralajmëruar agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut.
Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut ka thënë se Pheniani mori ndihmë nga Rusia për të nisur me sukses një satelit zbulues këtë javë.
Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë të dhëna për dy raketat që i dështuan më parë dhe Moska ofroi analizën e saj të të dhënave, ka thënë Yoo Sang-bum, anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës jugkoreane, pas informimit nga agjencia e spiunazhit.
Lëshimi ishte i suksesshëm dhe sateliti hyri në orbitën e Tokës, dhe Koreja e Veriut mund të lëshojë satelitë shtesë dhe të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm, ka shtuar Youn Kun-young, një tjetër anëtar i komitetit.
Hera e fundit që Koreja e Veriut testoi një bombë bërthamore ishte në vitin 2017 - në një objekt që u shpërthye përpara bisedimeve midis presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Media shtetërore e Koresë së Veriut pretendonte se objekti u çmontua plotësisht nga shpërthimi “për të siguruar transparencë në ndërprerjen e testeve bërthamore”.
Edhe
Koreja e Veriut teston një raketë balistike
Koreja e Jugut pezulloi një pjesë të një marrëveshjeje ushtarake pasi Veriu kundërshtoi paralajmërimet për të lëshuar satelitin e vet spiun.
Ky veprim do të thotë se Seuli do të rrisë mbikëqyrjen përgjatë kufirit të fortifikuar verior.
-
Koreja V. thotë se më 2024 do të lëshojë më shumë satelitë dhe prodhojë më shumë armë bërthamore
-
Koreja e Veriut pretendon se lansoi me sukses një satelit spiun na hapësirë
-
Koreja e Veriut lanson raketë, pretendohet se po tenton të dërgojë satelit spiun në hapësirë
-
Koresë së Veriut i dështon sateliti i dytë spiun