Përpjekja e dytë e Koresë së Veriut për ta dërguar një satelit spiun në hapësirë ka dështuar, tre muaj pasi i pari u përplas në det.
Përpjekja të enjten në mëngjes dështoi gjatë fazës së tretë të fluturimit, raportoi BBC.
Për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, një satelit spiun është shpërblim pasi do t’i lejonte t’i monitoronte sulmet e ardhshme dhe të planifikonte me më përpikëri të tijat.
Agjencia koreane e hapësirës ka thënë se do të tentojë sërish në tetor.
Lëshimi i raketës nxiti një paralajmërim emergjent në prefekturën e Japonisë, Okinawa, disa minuta më vonë duke u bërë thirrje banorëve të hynin brenda shtëpive. Paralajmërimi u hoq 20 minuta më pas.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Jugut: Koreja e Veriut mund të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm
-
Koreja e Veriut pretendon se lansoi me sukses një satelit spiun na hapësirë
-
Koreja e Veriut lanson raketë, pretendohet se po tenton të dërgojë satelit spiun në hapësirë
-
Koreja Jugore refuzon të komentojë mbi satelitin spiun të Veriut
-
Dëmtohet luftanija verikoreane në lansim, Kim Jong Un e quan “aksident serioz”