Disa hakerë të Koresë së Veriut dyshohet se kanë shënjestruar një stërvitje të përbashkët ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut, e cila po mbahet këtë javë, megjithëse informacioni i klasifikuar nuk është zyrtar, ka thënë të dielën policia e Koresë së Jugut, raportoi Reuters.
Forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane do të fillojnë të hënën stërvitjet verore 11-ditore të Ulchi Freedom Guardian për të përmirësuar aftësinë e tyre për t'iu përgjigjur kërcënimeve bërthamore dhe raketore në zhvillim të Koresë së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoreja e Veriut ka kundërshtuar ushtrime të tilla, duke thënë se ato janë përgatitje nga SHBA-ja dhe aleati i saj koreano-jugor për një pushtim të saj.
Hakerët besohej se ishin të lidhur me një grup koreano-verior që studiuesit e quajnë Kimsuky.
Koreja e Veriut ka mohuar më parë çdo përfshirje në sulmet kibernetike.
Policia e Koresë së Jugut ka njoftuar se bashkë me ushtrinë amerikane kryen një hetim të përbashkët dhe zbuluan se adresa IP e përdorur në tentativën e hakerimit përputhej me atë të identifikuar në një hakim të vitit 2014 kundër operatorit të reaktorit bërthamor të Koresë së Jugut.
Në atë kohë, Koreja e Jugut akuzoi Korenë e Veriut se qëndronte pas atij sulmi kibernetik.