Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se do të zhvillojë stërvitje të kombinuara me ushtrinë amerikane duke filluar nga java e ardhshme për të forcuar mbrojtjen e tyre.
Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut, zyrtari për marrëdhëniet me publikun, Lee Sung Joon ka thënë se stërvitjet do të zhvillohen nga data 21 deri më 31 gusht.
Stërvitja e kombinuar do të zhvillohet në mes kërcënimeve të Koresë së Veriut, pasi udhëheqësi Kim Jong Un urdhëroi të rrisë prodhimin e raketave dhe armëve të tjera.
Koreja e Veriut ka kritikuar Korenë e Jugut dhe SHBA-në për organizimin e stërvitjeve të kombinuara ushtarake, duke thënë se ato janë prova për pushtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Jugut shkurton kohëzgjatjen e stërvitjeve ushtarake me SHBA-në
-
Presidenti i Koresë së Jugut bën thirrje për pavarësi ushtarake nga SHBA-ja
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut me stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
Kim Jong Un urdhëron ushtrinë: Bëhuni gati për luftë
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisin stërvitjen e madhe ushtarake