Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të hënën nisën stërvitjet e mëdha ushtarake për të rritur gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut. Stërvitjet vjetore ushtarake po mbahen në kohën kur Koreja e Veriut po vazhdon me testime raketore dhe me ashpërsim të retorikës.
Forcat jugkoreane dhe ato amerikane do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Lirisë” që do të zgjasë 11 ditë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. Koreja e Veriut ende nuk është përgjigjur për këtë veprim, e në të kaluarën i ka cilësuar si stërvitje për pushtim.
Veriu ka kryer testime provokuese të armëve në të kaluarën si kundërpërgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut me stërvitje të përbashkëta ushtarake
-
SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia organizojnë stërvitje të përbashkëta
-
Koreja Jugore kërcënohet me raketa nga fqinja veriore
-
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake
-
SHBA-ja e Koreja e Jugut përdorin armatim të rëndë në kufi me Korenë e Veriut