Ushtritë e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar stërvitjet e përbashkëta në kufi me Korenë e Veriut.
Stërvitjet e mëdha, në të cilat u përdor edhe armatim i vërtetë, kanë ngjallur reagimin e shtetit diktatorial që ka deklaruar se nuk do të tolerojë stërvitjet armiqësore në kufirin e saj.
Koreja e Veriut ka thënë se dy shtetet po stërviteshin për një pushtim të mundshëm të territorit të saj.
Stërvitjet e së enjtes ishin të parat në serinë prej pesë të tillave, që pritet të zhvillohen deri në mesin e muajit qershor.
Stërvitjet, në të cilat u përdorën helikopterët dhe aeroplanët luftarakë, shënojnë 70-vjetorin e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Washingtonit.
Këto ushtrime të quajtura si “stërvitje të kombinuara të armatimit për asgjësim”, do të jenë më të mëdhatë të llojit të vet.
Edhe
Koreja e Veriut kërcënon me hakmarrje pas bombarduesit amerikan mbi Korenë e Jugut
Stërvitjet janë mbajtur 11 herë që nga nisja e tyre më 1977.
Koreja e Jugut ka deklaruar se në ushtrime janë përdorur aeroplanë, helikopterë, sisteme të shumta raketore dhe armë të tjera të sofistikuara nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja.