Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë shprehur shqetësim të thellë për aktivitetet kibernetike “të qëllimshme” të Koresë së Veriut për të mbështetur programet e saj të armëve, raportoi të dielën Reuters.
Zyrtarët dhe ekspertët në Shtetet e Bashkuara dhe në aleatët e saj thonë se fondet e kriptomonedhave të vjedhura nga hakerët e Koresë së Veriut kanë qenë një burim kyç për financimin e programeve të armëve të vendit të goditur nga sanksionet.
Një raport i publikuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së më 6 prill thotë se akterët e tillë si Koreja e Veriut po përdorin financat e decentralizuara (DeFi), për të transferuar dhe pastruar të ardhurat e tyre të paligjshme.
Koreja e Veriut ka mohuar akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.
-
SHBA-ja paralajmëron rrezik global nga hakerët verikoreanë
-
Koreja e Veriut dënon sulmin e SHBA-së ndaj Iranit
-
Hakerët verikoreanë po vjedhin sekrete ushtarake, thonë SHBA-ja dhe aleatët
-
Hakerët e Koresë së Veriut depërtojnë në prodhuesit e çipave të Koresë së Jugut
-
Akuza të rënda nga Lavrovi për SHBA-në, Japoninë e Korenë e Jugut