Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Në Shanghai, radhë të gjata për të blerë iPhone 12

Pasi qëndruan disa orë në radhë, me maska dhe në distancë sociale, qindra klientë, adhurues të produkteve Apple, u bënë parët që mundën të blejnë fizikisht telefonin e ri iPhone 12.

Edhe pse në kohë pandemie, në dyqanin e Apple në Shangai radha për një telefon të ri ishte e gjatë. Kina njihet tashmë si tregu më i madh në botë për produktet Apple.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klientët thonë se e blejnë për shkak të mundësisë për përdorimin e rrjetit 5G, të tjerë thonë se adhurojnë funksionet e telefonit të ri, që në versionin iPhone 12 Pro, vjen me 3 kamera dhe shumë opsione të reja, shkruan "A2news".

Vetëm javën e shkuar, Apple prezantoi telefonin më të ri, me çmimin fillestar 799 dollarë, që konsiderohet si dhurata më e mirë për të dashurit, në këtë periudhë pandemie dhe krize globale, e që pritet të nxisë fitime marramendëse për kompaninë amerikane, deri në muajin dhjetor.