Pasi qëndruan disa orë në radhë, me maska dhe në distancë sociale, qindra klientë, adhurues të produkteve Apple, u bënë parët që mundën të blejnë fizikisht telefonin e ri iPhone 12.
Edhe pse në kohë pandemie, në dyqanin e Apple në Shangai radha për një telefon të ri ishte e gjatë. Kina njihet tashmë si tregu më i madh në botë për produktet Apple.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlientët thonë se e blejnë për shkak të mundësisë për përdorimin e rrjetit 5G, të tjerë thonë se adhurojnë funksionet e telefonit të ri, që në versionin iPhone 12 Pro, vjen me 3 kamera dhe shumë opsione të reja, shkruan "A2news".
Vetëm javën e shkuar, Apple prezantoi telefonin më të ri, me çmimin fillestar 799 dollarë, që konsiderohet si dhurata më e mirë për të dashurit, në këtë periudhë pandemie dhe krize globale, e që pritet të nxisë fitime marramendëse për kompaninë amerikane, deri në muajin dhjetor.