Kompania ajrore britanike easyJet ka njoftuar të martën se hakerët kanë siguruar çasje në të dhënat personale dhe të udhëtimit të rreth nëntë milionë konsumatorëve, dhe të dhënat e kredit kartelave të më tepër se 2000 konsumatorëve, shkruan agjencia Reuters.
EasyJet ka thënë se sulmi ka qenë shumë i sofistikuar.
“Nuk ka ndonjë dëshmi se ndonjë informatë personale është keqpërdorur të çfarëdo natyre është keqpërdorur, mirëpo, ne jemi duke komunikuar me rreth nëntë milionë konsumatorë detajet e udhëtimit të cilëve janë marrë për t’i këshilluar për masa mbrojtëse për të minimizuar çdo rrezik potencial nga ‘phishing’”, është thënë nga easyJet.
Artikuj të ngjashëm
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Hakohen të dhënat e klientëve të “Guccit”, “Balenciagas” e “Alexander McQueenit”
-
“Ticketmaster” konfirmon se është hakuar, të dhënat e 560 milionë njerëzve mund të keqpërdoren
-
Hakerët sulmojnë një rrjet hotelesh dhe ia fshijnë të dhënat “për argëtim”
-
Hakohet Google Chrome