Hakerët i kanë thënë BBC-së se kanë kryer një sulm kibernetik shkatërrues kundër pronarit të Holiday Inn Intercontinental Hotels Group (IHG) "për argëtim".
Duke e përshkruar veten si një çift nga Vietnami, ata thonë se fillimisht provuan një sulm ransomëare, më pas fshinë sasi të mëdha të dhënash kur u penguan që ta bëjnë këtë.
Ata hynë në bazat e të dhënave të firmës “FTSE 100” falë një fjalëkalimi të gjetur lehtësisht dhe të dobët, Qëerty1234.
Një ekspert thotë se rasti nxjerr në pah anën hakmarrëse të hakerëve kriminelë.
“IHG” me bazë në Mbretërinë e Bashkuar operon 6.000 hotele në mbarë botën, duke përfshirë markat Holiday Inn, Crowne Plaza dhe Regent.
Të hënën e javës së kaluar, klientët raportuan probleme të përhapura me rezervimin dhe check-in.
Edhe
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
Për 24 orë IHG iu përgjigj ankesave në mediat sociale duke thënë se kompania i ishte “nën nënshtruar mirëmbajtjes së sistemit”.
Më pas të martën pasdite u tha investitorëve se ishte hakuar.
"Kanalet e rezervimit dhe aplikacionet e tjera janë ndërprerë ndjeshëm që nga dje," thuhet në një njoftim zyrtar të dorëzuar në Bursën e Londrës.
-
Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve
-
Instagrami mohon sulmin kibernetik pas emaileve masive për ndryshim të fjalëkalimit
-
Agjencia kibernetike e BE-së thotë se softueri i aeroporteve po mbahet peng nga kriminelët
-
Vazhdojnë vonesat në fluturimet nëpër Evropë për shkak të sulmit kibernetik