Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Hakohet Google Chrome

Nëse përdorni Google Chrome si faqe kërkimi interneti, kini kujdes: informacioni juaj mund të komprometohet, raportoi Fox8 të shtunën.

Google lëshoi ​​një alarm duke paralajmëruar miliarda përdorues të Chromet se është shënjestruar nga hakerat, duke përfshirë shtatë rrezike hakimi që mendohet se kanë një nivel kërcënimi "i lartë".

Është e paqartë se kush e ka hakuar dhe nëse siguria e ndonjë përdoruesi është vënë në rrezik.

Google tha se detajet e tjera aktualisht janë duke u kufizuar nga kompania "derisa shumica e përdoruesve të përditësohen me një rregullim".

Përdoruesit e Chrome mund të përditësojnë manualisht faqet e tyre përmes opsionit “settings”, por automatikisht do të përditësohen brenda pak ditësh.