Nëse jeni përdorues të shfletuesit të internetit “Google Chrome”, ju duhet ta përditësoni sa më shpejt.
Google ka lëshuar një përditësim emergjent për tri çështje sigurie, njëra që ka qenë aktiv prej ditës së parë të përditësimit të shkuar.
Siç shkruan “lifehacker.com”, përditësimi konsiderohet i rëndësishëm sepse çështjet e ngritura në aspektin e sigurisë janë të tilla që ua kanë lehtësuar rrugën sulmuesve që ua mësyjnë llogarive.
Për të siguruar që jeni të mbrojtur:
Hapni “Chrome”.
Klikoni në ikonën me tre pika në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni “Ndihmë” (Help) > “Rreth Google Chrome” (about Google Chrome).
“Chrome” do të kontrollojë automatikisht për përditësime dhe do t'i instalojë ato.
Pasi përditësimi të përfundojë, klikoni “Rilanso” (Relaunch) për të aplikuar ndryshimet.