Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft do të investojë 1.1 miliard dollar në Meksikë për 5 vitet e ardhshme

Microsoft bëri të ditur se gjatë pesë viteve të ardhshme do të investojë 1.1 miliard dollar në zhvillimin e programit të trajnimit dhe rritjen e qasjes tek shërbimet “Cloud Computing“.

Kompania theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të Microsoft shkruan EN24

Ai përfshin ndërtimin e tre laboratorëve me teknologjitë më të fundit për të ofruar shërbime dhe teknologji përmes kulturës digjitale.

Këto laboratorë do të promovojnë një “program arsimor” për studentët e rinj në universitet, tha Cernuda.

Cernuda shtoi se një Këshill këshillues do të krijohet së bashku me Këshillin e Biznesit Meksikan (CMN) me qëllim “shkëmbimin e përvojave për të përmbushur nevojat e popullatës dhe tregut” të vendit.

Edhe Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër Tech Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër

Ata shtuan se një pjesë e parave do të përdoren për ndihmë ndaj specieve në zhdukje.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, tha se investimi tregon besimin e investitorëve në Meksikë pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada.