Microsoft bëri të ditur se gjatë pesë viteve të ardhshme do të investojë 1.1 miliard dollar në zhvillimin e programit të trajnimit dhe rritjen e qasjes tek shërbimet “Cloud Computing“.
Kompania theksoi se paratë do të shfrytëzohen për vendosjen e qendrës rajonale të të dhënave, si pjesë e programit të Microsoft shkruan EN24
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi përfshin ndërtimin e tre laboratorëve me teknologjitë më të fundit për të ofruar shërbime dhe teknologji përmes kulturës digjitale.
Këto laboratorë do të promovojnë një “program arsimor” për studentët e rinj në universitet, tha Cernuda.
Cernuda shtoi se një Këshill këshillues do të krijohet së bashku me Këshillin e Biznesit Meksikan (CMN) me qëllim “shkëmbimin e përvojave për të përmbushur nevojat e popullatës dhe tregut” të vendit.
Ata shtuan se një pjesë e parave do të përdoren për ndihmë ndaj specieve në zhdukje.
Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, tha se investimi tregon besimin e investitorëve në Meksikë pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada.