Microsofti do të investojë rreth 3.2 miliardë dollarë për ta zgjeruar infrastrukturën e saj dhe inteligjencën artificiale në Suedi gjatë një periudhe dyvjeçare, raportoi të hënën Reuters.
Investimi, më i madhi i Microsoft deri më sot në Suedi, përfshin një zotim për të ndihmuar në trajnimin e rreth 250,000 njerëzve në inteligjencën artificiale.
"Ky njoftim shkon përtej teknologjisë, është angazhim për të siguruar qasje të gjerë në mjetet dhe aftësitë e nevojshme që njerëzit dhe ekonomia e Suedisë të lulëzojnë në epokën e AI-së", tha në një deklaratë nënkryetari dhe presidenti i Microsoftit, Brad Smith.
Si pjesë e investimit të saj, kompania tha se planifikon të vendosë 20,000 nga njësitë më të avancuara të përpunimit grafik, të cilat përshpejtojnë llogaritjet kompjuterike, në qendrat e saj suedeze të të dhënave në Sandviken, Gavle dhe Staffanstorp.
Microsoft tha se është i angazhuar ta nxisë zhvillimin e AI-së në të gjithë rajonin nordik, i cili përveç Suedisë përfshin Danimarkën, Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë.
-
Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër
-
Microsofti do të investojë rreth 300 milionë dollarë më shumë në AI në Afrikën e Jugut
-
Microsofti do të investojë rreth 3,5 miliardë dollarë në Gjermani
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Nokia planifikon investim prej 4 miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale në SHBA