Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti do të investojë rreth 3,5 miliardë dollarë në Gjermani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përshëndeti vendimin e Microsoftit për të investuar rreth 3.5 miliardë dollarë në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme, për të zgjeruar masivisht kapacitetet e qendrës së të dhënave për aplikime në fushën e inteligjencës artificiale (AI), dhe kompjuterit cloud.

"Ky është një angazhim vërtet i mirë për përparimin, për rritjen, për modernitetin dhe për hapjen globale si bazë për këto mundësi”, ka thënë Scholz, duke shtuar se kjo lidhej gjithashtu me "faktin që Gjermania mbetet shumë e vendosur për të qenë një ekonomi e hapur”.

“Jo vetëm që jemi ndoshta ekonomia më e suksesshme e eksportit në botë për sa i përket madhësisë së vendit tonë, por jemi gjithashtu një vend që tregton me të gjithë botën, që investon kudo, por gjithashtu investon në vendin tonë”, ka shtuar Scholzi.

Presidenti i Microsoftit, Brad Smith, e bëri njoftimin e investimit, gjatë një prezantimi bashkë me Scholzin.

Investimi më i madh në historinë 40-vjeçare të Microsoft-it në Gjermani përfshin gjithashtu një program trajnimi për AI, që synon të arrijë deri në 1.2 milionë njerëz, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Microsoft po kërkon të jetë afër klientëve të mëdhenj, si kompania farmaceutike Bayer AG dhe kompania e energjisë RËE, në mënyrë që të mbajë sa më të ulët vonesën e të dhënave midis qendrave të të dhënave dhe aplikacioneve.

Artikuj të ngjashëm