MSI ishte një nga kompanitë e pakta që e injoruan serinë e kartelave grafike Radeon RX 500 qysh në fillim. Kompanisë iu desh një kohë e caktuar për t’u futur në tregun e modeleve nga kjo seri e azhurnuar e AMD-së. Përveç kësaj, u deshën disa muaj për ta parë Radeon RX 590 ARMOR në procesin 12nm, përcjell Videocardz.
Megjithatë, pas një fokusi fillestar në linjat e tjera të GPU-ve, MSI tani nuk ndalet dhe së shpejti do të na sjellë kartelën unike grafike Radeon RX 580 2048 PS. Pritet që RX 580 2048 SP ARMOR nga kompania MSI të mos jetë në dispozicion në të gjitha rajonet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDo të ekzistojnë dy variante, me video memorie prej 4GB dhe 8GB. Kartelat grafike janë identike me modelet Radeon RX 570 ARMOR dhe vijnë vetëm me emra të ndryshuar.