Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

12 punët që rrezikohen më së shumti nga robotët

Shefi i kompanisë prindërore të Taco Bell ka thënë se makinat mund të zëvendësojnë punëtorët njerëzorë në 10 vitet e ardhshme.

“Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë në vitin e ardhshëm apo një vit pas tij, por unë besoj se kjo me shumë mundësi mund të ndodhë nga mesi i viteve të 20-ta, ku ne do të shohim fillimin e ndryshimeve dramatike në atë se si makineritë drejtojnë botën”, ka thënë Greg Creed, shevi i Yum Brands për CNBC.

Yum Brand ka në pronësi disa nga kompanitë e ushqimeve të shpejta përfshirë, KFC, Taco Bell e Pizza Hut.

Industria e ushqimit të shpejtë ‘fast-food’, tashmë janë duke përdorur teknologji që plotësojnë apo zëvendësojnë punëtorët njerëz, duke përdorur aplikacione të tabletëve e smartfonëve, të cilët i lejojnë konsumatorët që të porosisin ushqimin e tyre pa pasur nevojë të ndërmjetësojnë punëtorët.

Por robotët dhe kompjuterët e ‘mençur’ nuk janë duke kërcënuar punën e punëtorëve te ushqimet e shpejta.

Ata mund të zëvendësojnë gjysmën e fuqisë punëtore në SHBA brenda dekadës së ardhshme apo tjetrës pas saj, sipas një studimi të Universiteti të Oxford.

Edhe Vendet e punës që rrezikohen nga robotët Tech Vendet e punës që rrezikohen nga robotët

Studimi ka identifikuar më shumë se 700 profesione që janë në rrezik nga automatizimi kompjuterik.

Këto janë punët me më së shumti rrezik, sipas studimit:

  1. Agjentet e kredisë
  2. Recepsionistet dhe nëpunësit informativë
  3. Ndihmësit ligjorë
  4. Shitësit me pakicë
  5. Shoferët e taksive
  6. Rojet e sigurisë
  7. Kuzhinierët - fast food
  8. Banakieret
  9. Këshilltarët financiarë personalë
  10. Reporterët dhe korrespodentët
  11. Muzikantët dhe këngëtarët
  12. Avokatët

{gallery}