Përmbajtja:
• 500gr mish të bluara dy herë
• 1 qepë mesatare
• Kripë/piper
• Majdanoz të freskët
• 30gr gjalpë
• 30gr miell
• Rreth 350ml lëng mishi
• 1 ajkë e vogël
• 3 thelpinj hudhër
• Kripë/piper
• 2 filxhanë oriz
Përgatitja:
1. Ziejmë orizin duke ia shtuar katёr filxhanë ujë tёvluar.
2. Mishit të bluar ia shtojmë qepën e grimcuar, dy lugë oriz të zier, majdanozin, kripën dhe piperin.
3. Gatuajmë brumin me dorë dhe sipas nevojës shtojmë njё lugë miell.
4. Brumin e gatuar e lëmë të pushojë 30 minuta në frigorifer dhe më pas formësojmë qoftet.
5. Qoftet i ziejmë për 10 minuta në ujë të kripur duke vluar në temperature mesatare.
Salca:
1. Në tenxhere shtojmë gjalpin, hudhrën e grimcuar dhe e skuqim për 2-3 minuta.
2. Shtojmë miellin dhe vazhdojmë t’i skuqim edhe pёr 2-3 minuta të tjerë.
3. Më pas shtojmë rreth 300ml lëng nga ai ku janë zier qoftet duke e përzier vazhdimisht.
4. Tenxheren e mbulojmë me kapak, e lëmë të ziejë edhe për 3-4 minuta tjera.
5. Në fund shtojmë ajkën, kri pën, piperin dhe majdanozin e grimcuar.
Qoftet servohen me oriz, duke ia shtuar salcën përmbi.